Flamuri i pavarësisë

  • 31 August 2015 - 16:16
Flamuri i pavarësisë

Një djalë i vogël shqiptar,

Është duke qarë,

Ka mbetur pa dy prindër,

Armiku i ka vrarë.

 

A vriten prindërit e moshuar,

Në shtëpinë e vetë,

A lihen fëmijët e vegjël,

Pa i mbushur tri, katër vjet.

 

Gjaku i nënave shqiptare,

Nuk harrohet për jetë,

Liria shkrepi rreze drite,

Festohet pavarësia,

përvjetori i tetë.

 

Jemi bijtë e kombit

Të gjithë të një nëne,

Dita që fillon mbarë

Është dita e parë e hënë.

 

Shumë nëna shqiptare,

I humbën fëmijët në këtë jetë,

Të hedhur në lumin Lepenc

Ato i kanë gjetë.

 

Gjaku i fëmijëve tanë,

Është drita e lirisë,

Për Kosovën tonë heroike,

Erdh dita e pavarësisë.

 

Flamur Shala, Sh.f. ,,Nëna Terezë”, Mitrovicë