8 Marsi

  • 08 October 2015 - 17:57
8 Marsi

Është ditë e veçantë

Një ditë plot dashuri

Është dita e nënës

Një ditë me krenari.

Lulet më të bukura

Asaj do ja dhuroj

Urime 8 marsi

Dhe do e përqafoj

Do e puth në faqe

e do t’i them të dua

edhe shumë festa

Dua t’i kalofsh me mua.

Të uroj nga zemra

Me plot dashuri

Nga vajza jote vogël

Që të do vetëm ty.

Ermira Kastrati, sh.f  "Daut Bugujevci '', Fushë Kosovë