Jemi vëllezër kosovarë

  • 26 November 2015 - 23:17
 Jemi vëllezër kosovarë

Duart e mbrojnë kokën

Koka e mbron atdheun,

Për tokën e vet shqiptare

U sakrifikua Skënderbeu.

 

Qeshu rini shqiptare

Bota është e jote,

Shpresa kurrë nuk vdes

Jeton ndër mote.

 

Këtu kam lindur

Këtu do të vdes

Ty Kosovë

Të përshëndes.

 

Brezi i ri shqiptar

Është krenaria jonë,

Nëse e don jetën

Adhuro shtetin tonë.

 

Luljeta Shala, sh.f. “Nëna Terezë”, Mitrovicë