UÇK

  • 27 November 2015 - 14:43
UÇK

Shkrepi ideali etja për liri,

Zjarri i lirisë që vëlonte në gji,

Për ditët e mira, për ditët e bardha,

Flamur lirie tri shkronja të arta.

 

Tri shkronja të arta në një dashuri,

Thurin  gjerdan shprese atdheut,

Gurit i dha gjak atdheut  jetë dritë

Një këngë s’e ndali deri në fitore.

 

Veriun e zi, larg nga këto troje

Një ditë të bardhë shkrepi në Dardani,

Flamur për atdheun Kosovë liri.

Rudina Kryeziu, kl. IV/2, Prizren