Pranvera me lule

  • 05 April 2016 - 09:57
Pranvera me lule

Natyra është e bukur

Kur pranvera vjen,

Kur çel behari

Natyra shkëlqen.

 

Zogjët janë gëzuar

Kur vjen pranvera,

Çelin lulet vjollce

Edhe në kopshtet tjera.

 

Në pranverë këndon bilbili

Sa i bukur është trëndafili,

Stinë e bukur pranverore

Lozin fëmijët dorë për dore.

 

Të gjithë jemi të lumtur

Gëzohuni o fëmijë,

Kur vjen kjo stinë e bukur

Dielli ndriçon me rrezet e tij.

Luljeta Shala, sh.f.“NënaTerezë”, Mitrovicë

(Kosova Sot)