Nënë Tereza

  • 05 April 2016 - 10:04
Nënë Tereza

Nënë Tereza ka qenë bujare

Me gjak e zemër ishte shqiptare,

E lindur ishte në Shkup të Maqedonisë

I ati i saj, Kola ishte i Shqipërisë.

 

Nënë Tereza e Kalkutës

Themeloi Misionarët e Dashurisë,

I shërbeu të sëmurëve

Në Kalkutë të Indisë.

 

Kjo nënë e jonë shqiptare

E mori çmimin “Nobel për Paqe”,

Duke qenë humaniste me famë botërore

Shkëlqeu si lulja manushaqe.

 

Për punën dhe bamirësinë e saj

U shkruan shumë vepra,

Ajo vdiq si heroinë shqiptare

Mbeti figurë botërore ndër gjeneratat e vjetra.

Gentiana Gashi, sh.f.“Hajrullah Shala”, Okrashticë, Vushtrri

(Kosova Sot)