Horoskopi i Dashurisë 2018 – Parashikimet për jetën tuaj të dashurisë

  • 18 December 2017 - 16:23
Horoskopi i Dashurisë 2018 – Parashikimet për jetën tuaj të dashurisë

Ky lloj horoskopi jep parashikime për jetën tuaj të dashurisë. Njerëzit janë krijesa kurioze që duan të dinë gjithçka paraprakisht, dhe padyshim që dashuria është një nga prioritetet në listën e tyre. Nga njëra anë, personat që janë single duan të dinë se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre,ndërsa nga ana tjetër, personat që janë në lidhje, janë të etur të dinë nëse dashuria e tyre do të jetë në gjendje të lundrojë nëpër të gjithë vështirësitë. Ata që janë të martuar janë të etur të dinë se sa e suksesshme do të jetë martesa e tyre. Pra, Horoskopi i dashurisë është këtu për t’ju dhënë të gjitha përgjigjet që ju nevoiten për jetën tuaj të dashurisë.

DASHI

Sipas horoskopit të dashurisë, mund të keni probleme të lehta në jetën tuaj martesore, mund të konfrontoheni shpesh me partnerin, por me vullnet reciprok dhe mirëkuptim do të arrini të zgjidhni çdo lloj krize. Ky vit ndoshta nuk do të ju përmbushë emocionalisht dhe ndoshta pjesa e parë e vitit nuk do të jetë e favorshme për mbajtjen e lidhjes romantike. Gjysma e dytë e muajit do të jetë e mrekullueshme për të ju lidhur së bashku me partnerin. Ju do të kujdeseni për të kaluar kohën me partnerin duke shfrytëzuar të gjitha momentet për t’i kaluar së bashku. Mund të jeni impulsive dhe të dyshoni herë pas here te partneri.

DEMI

Viti 2018 për horoskopin e dashurisë për Demin parashikon marrëdhënie romantike mes miqve dhe kolegëve. Viti mund të jetë problematik për lidhjet martesore pasiqë mund të hasni keqkuptime dhe mosmarrëveshje ndërsa sjellja juaj mund të shëndrrohet në papërgjegjësi dhe të luaj rolin kyq në prishjen e marrëdhënies. Për shkak të problemeve finansiare mund të keni kacafytje me partnerin.partnerët romantik që dëshirojnë të lidhen me martesë do të pësojnë më keq nga më të vjetrit e shtëpisë, ndërsa ky problem mund të sjellë mundësinë e madhe që të keni lidhje jashtë martesës apo lidhjes suaj pasiqë mungesa e vëmendjes mund të jetë arsyeja që ju të bredhni përreth. Miqtë dhe dashamirët do të jenë aktorët kyç në këto momente.

BINJAKËT

Do të keni mungesë të interesimit sa i përket dashurisë, ata që janë në lidhje romantike mund të martohen mirëpo do e kenë shumë të vështirë që ta mirëmbajnë lidhjen e tyre. Shmanguni nga fjalët e ashpra pasiqë do e rrënojnë romantikën e paktë që e keni. Fundi i vitit mund të jetë i vështirë për çiftet e martara, konfliktet do të zbehin lidhjen që e keni, befasitë e papritura mund të përfundojnë lidhjen intime dhe personale. Përfundimi i vitit premton ringjalljen e romansës në lidhjen tuaj.

AKREPI

Ky vit do jetë i “lëngshëm”, të rinjtë do të gjejnë dikë intrigues në këtë periudhë. Fillimi i një marrëdhënie të re do jetë begati për të dy. Marrëdhëniet mes besimeve të ndryshme do të lulëzojnë dhe do të gjejnë përkrahje dhe pranim nga shoqëria e gjerë. Marrëdhëniet martesore janë të prira për të pasur konflikte egoje ndërsa agresioni i akumuluar do të gjejë mënyrë që të dalë jashtë ndërsa kjo do të rezultojë me ftohje dhe ndarje mes partnerëve. Për çiftet që mendojnë të martohen, tani nuk është koha e duhur andaj keni durim që të vijnë ditë më të mira kur që të dy jeni të përgatitur psiqikisht për një veprim të tillë.

LUANI

Viti 2018 është vit që parasheh se harmonia do të mirëmbahet në marrëdhëniet intime përgjatë tërë vitin. Përshtatshmëria mes partnerëve do të jetë e dukshme, lidhjet martesore do të jenë stabile dhe do të mundoheni që të përmirësoheni edhe më tepër. Miqësitë që janë formuar gjatë universitetit dhe mes kolegëve të punës, do të cementohen dhe do të kenë mundësi që të rriten në martesë gjatë këtij viti. Deri në fund të vitit, ambienti shtëpiak do të jetë i hareshëm, çiftet do të jetojnë në harmoni. Dashuria e përbashkët dhe dhembshuria që të dy e mbani në zemër do të forcojë lidhjen tuaj dhe do ju bëjë të punoni në drejtim të jetë së plotë dhe të lumtur.

VIRGJËRESHA

Për Virgjëreshën ky vit do të jetë i jetës së lumtur bashkëshortore. Ambienti shtëpiak do të jetë i këndshëm dhe dashuria do të lulëzojë, jeni të këshilluara që të merrni kohën e duhur para se të lëshoheni në ndonjë lidhje të re pasiqë gjërat nuk do të rrjedhin ashtu siç prisni ju. Gjysma e parë e këtij viti do të inkurajojë lidhjen familjare dhe do të forcojë lidhjen tuaj ndërsa pjesa e dytë do të rezultojë me martesë për shkak të epshit. Jeni të këshilluara që ti jepni hapsirë partnerit tuaj, të besoni në njëri tjetrin dhe mos të sjellni vendime impulsive.

PESHORJA

Peshorja për këtë vit do të zhytet në dashuri, miqësitë që kanë mbijetuar me vite do të lulëzojnë në lidhje romantike. Edhepse lidhjet martesore do të kenë kriza, duhet të jeni e kujdesshme dhe shmanguni nga fajësimi i partnerit, fjalët me sarkazëm dhe sjelljen e ashpër pasiqë gjërat në këtë mënyrë përkeqësohen. Marrëdhëniet martesore janë në pikën e vlimit mirëpo më të vjetrit do ju shpëtojnë nga vetvetja.

AKREPI

Këtë vit Akrepi do të ketë kufizime dhe ndalesa, andaj do të mundohen që të krijojnë mundësi larg shtëpisë. Edhepse do të ndaheni, lidhja juaj do të qëndrojë e njejtë, Akrepat singëll do të nxitojnë në lidhje mirëpo këshillohen që të kenë kujdes nga komplikimet. Pleqtë e familjes do të jenë kundër lidhjeve të reja tek më të rinjtë, kjo gjë do të shkaktojë konflikte brenda familjes. Martesat problematike do të shëndrrohen në lidhje stabile, ndërsa dashuria dhe tërheqja do të rritet deri në fund të vitit. Do keni momente gëzimi sikurse lindja e fëmijës apo ngritje profesionale, gjëra që do të ndodhin në fund të këtij viti.

SHIGJETARI

Lumturia do të mbizotërojë në shtëpinë tuaj, sidoqoftë në mes të këtij viti do të keni ca komplime që do ua prishin lumturinë. Grindjet e pafund dhe fajësimet me njëri tjetrin do ju shkatërrojnë lidhjen andaj shmanguni nga polemikat. Duhet të orientoheni në karrierë dhe në krijimin e të ardhurave stabile, gjë që do largojë vëmendjen nga partneri juaj. Fundi i vitit mund të sjellë probleme të papritura sikurse shpërngulja, shpenzimet e tepruara si dhe probleme me shëndetin.

BRICJAPI

Viti 2018 do ju bëjë më spiritual andaj edhe do të humbasni interesimin për martesë dhe dashuri, gjë që do shkaktojë irritim tek partneri. Mesi i vitit do ju sjellë regres dhe dëmtim të lidhjeve personale pasiqë sjellja agresive dhe kontrolluese do të largojë partnerin. Ambicjet dhe vullneti juaj do të koncentrohen tek zgjerimi i biznesit dhe akumulimi i pasurisë, duke lënë pak hapsirë për zhvillim personal. Nga kjo ambicje do të vuaj partneri juaj dhe lidhja juaj.

UJORI

Viti 2018 për Ujorin do të jetë përplot me marrëdhënie të reja që lindin mes miqve apo kolegëve. Fundviti do të jetë i dobishëm për bashkëpunime në shtetet e jashtme andaj miqësitë me njerëz të atyre vendeve mund të rezultojnë me lidhje romantike. Lidhja juaj martesore do të jetë stabile edhepse afërsia mes partnerëve nuk do të jetë aq e zhvilluar. Ujori duhet të jetë i kujdesshëm në mesin e vitit pasiqë ka gjasa për mosmarrëveshje që do krijojnë ndarje në lidhjen tuaj. Çiftet e dashuruara, qoftë lidhje romantike apo martesë, do të jenë të kënaqur përderisa kanë interesa të përbashkëta në art, letërsi, teatër dhe udhëtime të ndryshme.

PESHQIT

Ky vit do të jetë sfidë për partnerët e martuar, do e gjeni veten brenda një rrëmuje emocionale për shkak të së cilës nuk jeni në gjendje të fokusoni energjinë. Zënkat e vazhdueshme do të krijojnë probleme dhe pengesa në lidhje mirëpo mosmarrëveshjet do i japin një fillim të ri lidhjes suaj. Do të jeni shumë të zënë në punë andaj edhe partneri do të irritohet dhe do ju akuzojë për mospërfillje. Ata që janë singëll nuk do kenë kohë të bien në dashuri e aq më pak të lidhen apo të martohen. Në vend të kësaj, do të udhëtojnë apo do të kënaqen vetëm përderisa i kanë finansat për një gjë të tillë. Vetëvlerësimi do sjellë stabilitet në lidhjet personale ndërsa ato martesore do të shënojnë progres.

(Kosova Sot)