Udhërrëfyesi përmes lojës së joshjes - në çfarë "bie''shenja e tyre e horoskopit

  • 19 December 2017 - 09:30
Udhërrëfyesi përmes lojës së joshjes - në çfarë

DASHI

Image

Këta persona refuzojnë konfuzionin dhe ngathtësinë, prandaj atyre duhet t'u afroheni me kujdes dhe lehtë, me vetëbesim. Më mirë t'i thoni: "A po vjen me mua"? Jini me vetëbesim në vete dhe të sigurt. 

DEMI

Image

Demave u nevojitet më shumë kohë për t'u bindur në qëllimet tuaja. Për t'ia treguar qëllimet tuaja, i thoni: "Do të doja të dërgoj në verarinë e një mikut, atje do të konsumosh verën më të mirë në botë". BINJAKËT Për Binjakët joshja është lojë e vërtetë dhe argëtim, mënyra më e mirë është t'i shfaqeni si sfidë. Duhet të kenë përshtypjen se i interesoni, por jo se ju kanë pushtuar. I thoni: "Uao, me ty do të mund të flisja me ditë të tëra, si thua të shkojmë për një pije apo kafe"? 

GAFORRJA

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë romantikë dhe pëlqejnë vardisjet. Janë tradicionalë, një dhuratë e mirë apo një darkë ju jep 'lejekalimin' te ata. Edhe pse tingëllon si klishe, mund të provoni me "Mendoj se po dashurohem në ty". 

LUANI

Image

Luanët janë shumë me vetëbesim dhe krenar, dinë të jenë shumë të dyshimtë, sepse duan të binden se janë më të mirë dhe zgjedhja e vetme. "Ti je personi më i bukur dhe më tërheqës që kam takuar në jetë", ndikon mirë për ta. 

VIRGJËRESHA

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të kujdesshëm dhe kurrë nuk marrin vendime të ngutshme, në vardisje ndikojnë duke shtruar pyetje. Mos anashkaloni shenjat si shikimet dhe prekjet e rastësishme. Bëni hapin e parë dhe putheni. 

PESHORJA

Image

Peshoret vuajnë për origjinalitet. Kënaqen kur dikush ju kushton vëmendje, por nuk pëlqejnë klishetë dhe daljet si mënyrë e vardisjes. "Keni këpucë të bukura. Dhe fustane dhe flokë", janë fjalët dhe komplimentet që duan t'i dëgjojnë. 

AKREPI

Image

Të lindurit në shenjën e Akrepit joshjen e shikojnë si paralojë, por me ta duhet pasur kujdes. Mos i thirrni shpesh dhe mos ju dërgoni shumë porosi. "Ti je personi më i mirë që kam njohur ndonjëherë dhe të dua menjëherë në shtrat", janë fjalët që dëshiron t'i dëgjojë. 

SHIGJETARI

Image

Personat e lindur në këtë shenjë më së shumti tërhiqen nga humori, refuzojnë turpin dhe gjërat shumë të analizuara. Bëni shaka si në llogarinë tuaj, po ashtu edhe në të tjerëve, por mos harroni në dozën e romantikës dhe në komentet tuaja. 

BRICJAPI

Image

Personat e lindur në këtë shenjë gjithmonë kërkojnë motive të fshehta dhe interesin e të tjerëve. Janë të dyshimtë dhe mendimi i parë është se gjithnjë kërkojnë vetëm seks, e jo dashuri. Ju nevojitet shumë mund për joshjen e tyre. Thoni diçka si: "Mendimi yt të mahnit". 

UJORI

Image

Ujori sikurse Peshorja pëlqen - origjinalitetin. Por mos harroni se pëlqejnë edhe adutë fizike dhe lojërat, e kimia seksuale për ta është me rëndësi për të pasur sukses. Tregojuni anekdota dhe ju thoni: "Kam shëtitur 20 shtete dhe njohur mijëra njerëz, ti je më i veçanti/a". 

Image

PESHQIT Pjesëtarët e kësaj shenje pëlqejnë romantikën, por jo joshjet tipike, si me fjalët "babai yt është hajn, pasi ka vjedhur yjet nga qielli dhe i ka vendosur në sytë e tu", por pëlqejnë komplimente direkte. 

(Kosova Sot)