Yjet zbulojnë Janarin: Si do jetë muaji i parë i 2018? Surprizat për çdo shenjë

  • 03 January 2018 - 21:50
Yjet zbulojnë Janarin: Si do jetë muaji i parë i 2018? Surprizat për çdo shenjë

DASHI

Muaj shume i animuar ka për te qene ky për te gjithë. Do jeni gati te bëni edhe surpriza te jashtëzakonshme për personat me te dashur ne mënyrë qe emocionet te shumëfishohen. Te dashuruarit mund te kenë vetëm javën e pare disa mosmarrëveshje te vogla, por fale reflektimit te gjate gjithçka do zgjidhet pa pasoja. Beqaret do realizojnë takimet e ëndrrave ne ambientin e tyre te punës dhe jeta do ju ndryshoje për mire. Shëndeti do lere për te dëshiruar gjate javës se dyte te muajit ndërkohë qe me pas situata do jete me normale. Probleme alarmante nuk do ketë. Sektori i financave do ketë tronditje te njëpasnjëshme për shkak te shume shpenzimeve te domosdoshme qe do keni për te kryer. Ne pune mos u mërzitni nga intrigat e kolegeve, por vazhdoni te ndiqni gjithmonë rrugën me te logjikshme dhe planet qe keni bere.

DEMI

Fillimi i muajit do jete i këndshëm për ju qe jeni ne një lidhje, por me kalimin e javëve atmosfera do ftohet dhe mosmarrëveshjet do lindin. Ne fakt do jene edhe disa persona te trete qe do ndikojnë gjithë kohës dhe do mundohen t’ua prishin planet. Beqaret duhet te tregohen realiste sa me shume nëse nuk duan te vuajnë me pas. Jo te gjithë personat janë ashtu si duken ne fillim kështu qe me mire njihuni me ta para se te merrni vendime. Shëndeti nuk do jete aspak ashtu si ju e keni dashur. Do keni shqetësime nga barku, shpina dhe gryka. Mos e lini asnjë moment veten pas dore. Gjendja financiare fatmirësisht nuk do ketë lëkundje te forta. Kjo do beje qe ju te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Ne pune duhet te tregoheni te duruar nëse doni qe gjerat t’iu ecin me se miri. Edhe te papunët do jene me fat sidomos pas javës se dyte.

BINJAKET

Gjate muajit te pare te vitit do e keni paska te vështirë t’i menaxhoni emocionet dhe humori mund t’iu ndryshoje here pas here. Ditët dhe javët do jene shume te ndryshme nga njëra-tjetra dhe ne disa momente situatat do jene delikate. Nëse jeni ne një lidhje duhet patjetër te bëni me tepër lëshime këtë muaj sepse ne te kundërt do keni debate te forta. Për çdo keqkuptim mundohuni te jepni sqarime menjëherë. Beqaret me mire te presin pak dhe te kthjellohen para se te hedhin hapa te pamenduara. Shëndeti mund te ketë vetëm ndonjë shqetësim te vogël për shkak te lodhjes, por asnjë gjë për t’u alarmuar. Me financat tregohuni realiste sepse po e tepruar dhe po shpenzuat pafundësisht do mbeteni qe ne fillim te muajit me xhepat bosh. Ne pune do keni goxha vështirësi javët e para, por përfundimet ne fund do jene pasoje e çdo veprimi qe do bëni ne fillim.

GAFORRJA

Mundohuni te mos tregoheni te paduruar këtë muaj sepse ne momentin qe me pak e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ata qe janë ne një lidhje, javët e pare do i kalojnë te qeta dhe pa probleme, por me vone zymtësia do rikthehet. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret do preferojnë te dalin me persona te huaj dhe me një tjetër kulture. Mundësitë ne fakt do ekzistojnë nga mesi i muajit. Bëjini sytë katër. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime, por pjesa me e madhe e muajit do jete e mire. Do dini si t’i kaloni periudhat delikate. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm dhe do i bëni mire llogarite para se te kryeni investime. Ne pune do jeni bashkëpunues me koleget dhe se bashku mund te arrini me pare tek objektivat qe iu janë dhënë. Do jeni me te qete se kurrë.

LUANI

Gjate këtij muaji do jeni te paqëndrueshëm emocionalisht dhe here pas here mund te keni edhe konflikte me ata qe ju rrethojnë. Për shume gjera nuk do bini dakord dhe kokëfortësia do beje qe te keni debate te forta. Nëse jeni ne lidhje mundohuni te mos ushtroni presion tek ai qe keni ne krah sepse ne ndonjë moment debatet do jene aq te forta saqë ai mund te kërkojë edhe ndarjen. Për çdo hap mendoni për pasojat ne te ardhmen. Beqaret do kenë flirte me disa persona, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje te forte ashtu si e kane ëndërruar gjithmonë. Gjendja shëndetësore ne shume momente do lere për te dëshiruar. Lodhja, ngarkesa, pro edhe moti mund te sjellin goxha shqetësime. Financat do jene me te mira se një muaj me pare, megjithatë mire është te shpenzoni me maturi gjithë kohës. Ne pune do ju pëlqejnë sfidat dhe do guxoni. Vërtet mundet edhe te pengoheni, por ne fund kënaqësia qe do merrni do jete e jashtëzakonshme.

VIRGJERESHA

Do jeni me te hapur dhe me largpamës gjate këtij muaji kështu qe ne përgjithësi gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Besimi ne vetvete nuk do mungoje asnjëherë dhe do keni force për te ecur para kurdoherë. Nëse jeni ne një lidhje mund te keni disa probleme te vogla javën e pare, por shume shpejt gjithçka do sqarohet dhe pas datës 10 do dashuroheni si te çmendur. Nuk do mungojnë as surprizat e njëpasnjëshme për njeri tjetrin. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë aventura kalimtare me te parin qe do iu dale para, por te kërkojnë kudo personin ideal për te filluar lidhje serioze. Mundësitë sot do jene te shumta. Gjendja shëndetësore do jete goxha e mire. Nuk do keni asnjë shqetësim dhe energjia do ju pushtoje shpesh. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse çdo gabim i vogël sot do këtë pasoja te renda nesër. Ne pune do jeni shume te kujdesshëm e te vendosur kështu qe do arrini çdo gjë qe do dëshironi.

PESHORJA

Gjate këtij muaji do jeni shume te ngarkuar dhe te zënë me pune, por edhe arritjet do jene te mëdha. Nëse keni tashme një lidhje do gjendeni ne disa udhëkryqe dhe duhet te bëni patjetër zgjedhje. Te përditshmen organizojeni sa me mire ne mënyrë qe te qëndroni pranë partnerit e te dashuroheni. Beqaret do simpatizojnë disa persona dhe do kenë mundësi te takohen me disa prej tyre, por do kenë frike te hedhin hapa me tej. Gjendja shëndetësore ka për te qene goxha me e mire se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do e marrin veten. Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm do i mbaje me ne forme. Sektori i financave do kërkojë me shume përkushtim dhe vëmendje. Pranojeni edhe ndihmën e te afërmve sepse do ju duhet. Ne pune do përballeni shpesh me vështirësi, por gjithmonë do dini si t’ia dilni mbanë. E rëndësishme është qe nuk do e lëshoni veten.

AKREPI

Ky do jete një muaj i mahnitshëm për te gjithë ju. Do provoni emocione te reja dhe ndonjëherë do ju duket sikur do jeni neper ëndrra. Gjithçka do shkoje ashtu si e keni dëshiruar. Ne jetën tuaj ne çift harmonia do mbizotërojë gjithë kohës. Do jepni gjithçka nga vetja dhe do e dashuroni pa dorashka partnerin tuaj. Beqaret do kenë një muaj te paqëndrueshëm. Javët e para do ketë vetëm flirtime, ndërsa me pas gjithçka do ndryshoje për mire. Nga data 20 deri ne datën 26 mund te ndodhe një takim impresionues. Gjendja shëndetësore do ketë tronditje here pas here. Kujdes me lodhjen dhe ushqehuni ne mënyrë sa me te ekuilibruar. Ne planin financiar do keni vështirësi gjysmën e pare te muajit dhe do ju duhet te kërkoni ndihme nga familjaret. Ne pune duhet te mos nxitoheni qe te mos bëni gabime.

SHIGJETARI

Ky do jete muaji i ndryshimeve te njëpasnjëshme për te gjithë ju. Shpesh do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Te dashuruarit do kalojnë një muaj te begate. Rrahjet e zemrës do jene te shumta edhe sepse ne shume momente do gjendeni para zgjedhjeve delikate. Me pak me shume imagjinate dhe fantazi mund ta bëni ambientin ne çift edhe me emocionues. Beqaret ka mundësi te marrin ftesa te veçanta qe javën e pare dhe do arrije te krijojnë një lidhje afatgjate. Shëndeti here pas here mund te ketë ndonjë problem te vogël, por nëse merrni me pak me shume aktivitet fizik situata do normalizohet pa pasur pasoja te renda. Ne planin financiar do keni vështirësi te mëdha dhe do ju duhet patjetër mbështetje nga te afërmit për t’ia dale. Ne pune do eci para me ritme shume te shpejta.

BRICJAPI

Këtë muaj me ne fund do arrini te zgjidhni disa probleme te vështira dhe do ndiheni shume me te qete. Do përqendroheni me shume tek jeta sentimentale dhe ajo familjare e do lini ne rang te dyte miqtë. Te dashuruarit do e fillojnë muajin me pasion, javën e dyte mund te jene disi me te qete dhe serish ne fund do përjetojnë emocione te forta. Këtë periudhe do bëhen edhe plane afatgjata. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ja arrijnë qëllimit te tyre rreth mesit te muajit. Shëndeti ne shume momente do jete delikat për shkak te stresit dhe tensionit ne pune. Për financat duhet te jeni shume me te përkujdesur sepse po filluan problemet gjendja do marre shpejt tatëpjetën. Ne pune do keni vështirësi te njëpasnjëshme, por me pak mund do i arrini objektivat.

UJORI

Ky do jete muaji ideal për te bere një bilanc te muajve dhe vitit te kaluar si dhe për te ndrequr gabimet. Reflektoni me kujdes para se te merrni edhe vendime te rëndësishme. Me partnerin diskutojini gjerat hapur dhe bëni zgjedhjet me te mira për te dyja palët. Komunikimi javën e pare do jete jo shume i mire, por pas datës 10 gjithçka do ece ne perfeksion. Beqaret do jene shume tërheqës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin e tyre te ëndrrave. Gjendja shëndetësore do jete delikate deri javën e dyte. Mund te keni shqetësime nga koka dhe barku. Besojini me shume mjekësisë tradicionale dhe mos e teproni me medikamentet. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo shpenzim duhet kryer me kujdes. ne pune viti i ri do filloje shume mire. Mund te merrni edhe një propozim me rëndësi.

PESHQIT

Gjate këtij muaji do dini ta kontrolloni veten dhe do merrni masa ne çdo rast gabimi. Toleranca dhe pranomi i fajeve do jene ato qe do ju ndihmojnë te dilni nga çdo situate. Te dashuruarit nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi marrëdhënia e tyre do përmirësohet pas datës 16. Premtimet do i mbajnë te dyja palët dhe atmosfera do jete e këndshme. Beqaret do ndihmohen nga miqtë dhe te afërmit kështu qe me shume mundësi do arrijnë ta gjejnë shpirtin binjak. java e fundit e muajit do jete me emocionuesja. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla edhe për shkak te ushqimit te tepruar e te thate qe keni konsumuar gjate festave. Ne planin financiar do keni nevoje për mbështetje nga te afërmit për t’ia dale mbani sepse situata do jete goxha delikate. Ne pune do ndërmerrni iniciativa dhe me këmbëngulje do arrini suksesin e ëndërruar.

(Kosova Sot)