JA CILAT JANË GJËRAT QË PARTNERI JUAJ I URREN

  • 30 October 2018 - 18:23
JA CILAT JANË GJËRAT QË PARTNERI JUAJ I URREN

Në një botë ideale, të gjithëve na pëlqen të mendojmë se jemi qenie e përsosur njerëzore dhe se nuk kemi mangësi, por po ashtu e di s kjo nuk është e vërtetë. E dini mënyrën se si i dashuri juaj bëhet me nerva nganjëherë? Ja gjërat që ai i urren, e ju i bëni, sipas shenjës së tij të Zodiakut...

Dashi Ai urreni kur ju përfshiheni në një grindje apo në një mospajtim, që në rend të parë nuk ka të bëjë asgjë me ju.

Demi Ai urren kur merrni diçka të tijën pa e pyetur atë fare. Kjo mund të jetë diçka e vogël apo edhe ushqim nga pjata e tij, apo të hollat nga kuleta e tij.

Binjakët Ai urren kur ju i thoni të ndaloni kur ai dëshiron t'jua dhurojë zemrën. Ai e di se nuk jeni gjithmonë rehat me këtë lloj intimiteti, por duhet ta dini si ndihet.

Gaforrja Ai urren kur sensi juaj i humorit kalon vijën e kuqe dhe shndërrohet në sarkazëm. Ai ka zero tolerancë për këtë lloj të sjelljes.

Luani Mund të tingëllojë e çuditshme, por ai urren kur dëshironi ta ledhatoni. Në jetën reale, Luani klasik ka nevojë të jetë jeta dhe shpirti i ndejës.

Virgjëresha Ai urren kur e dëshmoni se ai e kishte gabim; ai është një person shumë krenar, që nuk e duron kurrë faktin kur e përmirësoni.

Peshorja Ai e urren kur ju e gënjeni. Një Peshore në mënyrë instiktive gjithmonë mund ta dallojë një gjë kur nuk është e vërtetë apo është gënjeshtër.

Akrepi Ai urren kur e vendosni në një situatë kur duhet të zgjedhë për marrëdhënien që jeni. Ai më i lumtur është t'ju lë juve të vendosni për gjithçka.

Shigjetari Ai urren kur detyrohet që të bëjë diçka që nuk dëshiron ta bëjë, kështu që duhet të punoni me të derisa gjërat t'i bëjë vetë, pa presion dhe nguti.

Bricjapi Ai urren secilën lloje të sjelljes false; ai do të jetë në gjendje t'jua thotë menjëherë nëse po shtireni se jeni dikush që në të vërtetë nuk jeni.

Ujori Ai urren njerëzit që mundohen ta ndryshojnë dhe ta futin në diçka që ai nuk është. Pra, një Ujor duhet ta ndjekë drejtimin e tij.

Peshqit Ai urren kur e bëni të ndihet i poshtëruar, kështu që kurrë mos e provoni një gjë të tillë me një Peshk.

 

 

(Kosova Sot)