Çfarë bëni pas ndarjes, sipas shenjës së Zodiakut

  • 04 December 2018 - 18:08
Çfarë bëni pas ndarjes, sipas shenjës së Zodiakut

Ja një fakt i ftohtë si guri. Ndarjet ta shpifin. Nëse ju keni iniciuar ndarjen, kjo nuk do të thotë se ndiheni mirë. Ja si vepronin pas ndarjes shenjat e Zodiakut.

DASHI Në mënyrë instinktive bëni një pastrim gjeneral në shtëpinë tuaj në mënyrë që të hiqni secilën gjurmë që ju rrethon nga ish i dashuri. Ju nuk mund të ecni tutje me jetën tuaj derisa të ndiheni të pastruar.

DEMI Ju do të jeni ai/ajo që do ta thirrni ish-in tuaj në tre të mëngjesit duke tentuar t'i bisedoni gjërat, jo domosdoshmërish të ktheheni bashkë, por nuk mund të ecni tutje derisa të merrni secilën arsye dhe përgjigje.

BINJAKËT Ju do të bëni diçka drastike, ndoshta do ta ndryshoni stilin e flokut apo mënyrën e veshjes. Kjo për t'i vënë pikë jetës që e keni bërë më parë me ish-in dhe të ecni përpara me një lidhje të re.

GAFORRJA Do të ndiheni në siklet dhe do të dëshironi ta ktheni përsëri, por keni nevojë për shoqëri që t'ju bindin se kjo nuk është aspak ide e mirë. I lënë me pajisjet tua e duroni ndryshimin dhe nuk poshtëroni veten.

LUANI Do t'i sulmoni platformat tuaja shoqërore si i çmendur, duke postuar të gjitha fotot më të mira dhe duke bërë të duket se po kaloni momentet më të bukura të jetës duke mos lënë gjasë që ish-i mos ta shikojë profilin tuaj.

VIRGJËRESHA Ju jeni një lloj i vajzës që ka nevojë për një hakmarrje të saktë. Do ta gjeni veten duke komplotuar ish-in tuaj, duke menduar si ta poshtëroni në mënyrën që ai ju ka poshtëruar juve.

PESHORJA Juve ju duhet një periudhë e gjatë kohore për ta tejkaluar ndarjen, jeni ajo lloj i vajzës që endeni në një këmishë që ai e ka lënë aty dhe prisni deri shoqja më e mirë të vjen dhe t'ju kritikojë.

AKREPI Ju do të jeni ajo vajza që do të bëheni e obsesuar për të shkatërruar rrjetet shoqërore të ish-it tuaj, për ta parë se çfarë po bën ai pas ndarjes. Më shumë jeni të brengosur për veprimet e tij se sa për tuat.

SHIGJETARI Ju në njëfarë mënyre shkyçeni dhe tentoni ta hiqni totalisht lidhjen nga mendja juaj. Disa vajza pëlqejnë që për këtë të flasin me miqtë, por ju preferoni sikur në rend të parë asgjë nuk ka ndodhur.

BRICJAPI Ju keni nevojë për shumë përkrahje emocionale për ta kaluar një ndarje, kështu që me gjasë do të ktheheni në shtëpi për disa ditë për të marrë disa këshilla më se të nevojshme nga nëna juaj.

UJORI Nga jashtë ju do të silleni krejt në mënyrë normale, por nga brenda shpirtit tuaj ju do të punoni me kapacitet të plotë që t'ia shkatërroni jetën ish-it tuaj.

PESHQIT Ju jeni një lloj i personit që emocionet tuaja i kanalizoni përmes kreativitetit, kështu që me gjasë do të filloni të vizatoni, pikturoni, apo të shkruani, në mënyrë që t'i shëroni plagët tuaja.

(Kosova Sot)