Sekreti i joshjes për secilën shenjë të Zodiakut dhe dhuratat më të mira për ta në Ditën e të Dashuruarve

  • 05 February 2019 - 16:42
Sekreti i joshjes për secilën shenjë të Zodiakut dhe dhuratat më të mira për ta në Ditën e të Dashuruarve

Me Ditën e të Dashuruarve, çiftet e përkushtuara mendjen e kanë të përkushtuar për një takim të përsosur me njëri-tjetrin dhe një dhuratë ideale. Astrologu nga Hollivudi Nicolas Aujula së fundi ndan sekretin e joshjes për secilën shenjë të Zodiakut -si dhe dhuratat më të mira për shpirtin e tyre binjakë gjatë Ditës së Dashuruarve.

DASHI

Image

 

Sipas Nicolas, Dashi pëlqen aventurat. 'Duke qenë shenja e parë e Zodiakut, ata janë në elementin e tyre kur përfshihet aksioni dhe aventura', thotë ai për "FEMAIL". 'Gjithçka që e pompon adrenalinën e tyre dhe i mban ata aktiv'. Dhurata e përsosur: Të brendshme të kuqe nga "Victoria's Secret" ose vozitje në ballonin me ajër. Sekreti i joshjes: Mos iu largo.

DEMI

Image

 

'Të udhëhequr nga Venera, demi i ndjeshëm vërtet vlerëson gjithçka që ndikon drejtpërdrejtë në sensin e tyre', shpjegon Nicolas. 'Mendoni një shishe shampanjë dhe një çokollatë'. Dashi pëlqen prekjet, një masazh është dhuratë se jo mahi. Dhurata e përsosur: shampanjë ose një fustan nate prej mëndafshi. Sekreti i joshjes: Mos u ngutni.

BINJAKËT

Image

 

Natyrisht, Binjakët janë flutur shoqërore që pëlqejnë 'shumë komunikim dhe të jenë të stimuluara në vazhdimësi'. Nicolas thekson se ato do të adhurojnë gjithçka që 'i lidh ato me njerëzit', qoftë pajisje mobile apo veprim aventurier. Dhurata e përsosur: Kamerë "Go Pro" ose byzylyk "Bvlgari" Sekreti i joshjes: Stimuloni mendjen e tyre.

GAFORRJA

Image

 

Për nga natyra Gaforrja është sentimentale, që do të thotë se është një nga shenjat më romantike të Zodiakut. 'Ato vlerësojnë gjithçka me një vlerë nostalgjike emocionale, si një foto në kornizë, bizhuteri apo muzikën e tyre të preferuar. Dhurata e përsosur: Kornizë të fotos me Vera Wang ose qafore të gdhendur "Tiffany". Sekreti i joshjes: Vazhdoni sipas traditës.

 

LUANI

Image

 

Midis shenjave, Luani është një nga ato që më së shumti pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe komandojnë me vëmendje në gjithçka që bëjnë. 'Luani pëlqen dhurata që shkëlqejnë, kështu që secila bizhuteri me shkëlqim bën punë'. Dhurata e përsosur: Një orë e artë "Michael Kors" ose një udhëtim në "Plazzo Versace Hotel" në "Gold Coast". Sekreti i joshjes: Prekni egon e tyre.

VIRGJËRESHA

Image

 

Virgjëreshat janë një nga shenjat që më së shumti qëndron me këmbë në tokë nga shenjat e Zodiakut. 'Përderisa është vështirë të gjesh dhuratë për dikë që zgjedh shumë, dhuroni një byzylyk ose rezervoni një ditë në banjë ku mund të relaksoheni bashkë. Dhurata e përsosur: "Fitbit Versa" ose byzylyk "Tiffany Snake". Sekreti i joshjes: Jini të freskët.

PESHORJA

Image

 

'Udhëhequr nga Venera, kjo shenjë pëlqen të gjitha gjërat e bukura dhe artistike', thotë Nicolas. 'Prezantimi ka Osumë rëndësi, kështu që siguroni dhurata të mbështjella me ngjyrë kreative', thotë ai. Dhurata e përsosur: Parfum ose një çantë dore "Prada". Sekreti i joshjes: Jini të sofistikuar.

AKREPI

Image

 

Akrepi në fakt njihet për 'personalitetin e tyre seksi dhe të gjallë', kështu që gjithçka që lidhet me këtë - qofshin të brendshme ose lodrat e fundit të seksit - do të ndihmojnë ta ngritin pasionin në nivel. Dhurata e përsosur: Një lodër e seksit në formë plumbi ose një palë syze të mëdha "Tom Ford". Sekreti i joshjes: Përgatituni për 'çmenduri'.

SHIGJETARI

Image

 

Pak a shumë sikurse Dashi, femrat në shenjën e Shigjetarit kërkojnë lumturinë më së shumti nga shenjat tjera. Pëlqejnë përvojat si në kajak e kanu apo një ditë në garat e veturave. 'Gjithmonë në lëvizje, nga puna në palestër' thotë Nicolas. Dhurata e përsosur: Një çantë shpine "Sandqvist" ose biletë aeroplani për Kantas. Sekreti i joshjes: Jini aventurier.

BRICJAPI

Image

 

Bricjapi punon shumë dhe gjithmonë është me këmbë në tokë. 'Pasi që punojnë shumë, jepuni atyre diçka që t'ju kujtojnë juve kur janë në punë, një laps, një hapëse letrash apo madje një pikturë që mund ta vë në tavolinë'. Dhurata e përsosur: Lapsin e gdhendur "Monte Blanc" ose një portofol "Lady Dior". Sekreti i joshjes: Detyroni të kërkojnë më shumë.

UJORI

Image

 

Ujori është shenja më argëtuese në Zodiak, kështu që duhet të mendoni jashtë gëzhojës për dhuratë e përsosur. Nicolas ka thënë se pëlqejnë teknologjinë dhe pajisjet, do ta vlerësonin tabletin e fundit edhe një pajiske elektronike për porosi. Dhurata e përsosur: Në mini "iPad". Sekreti i joshjes: Mendoni jashtë kutisë.

PESHQIT

Image

 

'Peshqit janë ëndërrimtarë dhe kreativë, dhurojuni diçka që shtendosen dhe relaksojnë nga një udhëtim në një banjë luksoze me vaj esencial dhe qirinj', thotë Nicolas. 'Njihen për anën e tyre artistike, trajtoni si piktore, shikoni anën e tyre të brendshme'. Dhurata e përsosur: një komplet vaj organik ose një vepër arti. Sekreti i joshjes: Fokusohuni në romancë.  

 

(Kosova Sot)