Me cilën datë e keni filluar lidhjen? Ja çfarë e ardhme ju pret në dashuri?

  • 19 February 2019 - 15:56
Me cilën datë e keni filluar lidhjen? Ja çfarë e ardhme ju pret në dashuri?

A ju kujtohet data kur e keni filluar lidhjen tuaj në dashuri, sepse sikurse njerëzit edhe lidhjet kanë shenjën e horoskopit, prandaj ja çfarë thotë astrologjia.

DASHI

Image

 

Nëse partnerin tuaj e keni takuar në periudhën e zotërimit të Diellit në shenjën e parë të Zodiakut, lidhja juaj mund të jetë interesante, plot pasion, por edhe me skena xhelozie, ndarje të zhurmshme dhe pajtime. Derisa keni 'sy vetëm për të', lidhja mundet të lulëzojë.

DEMI

Image

 

Nëse jeni dashuruar në dikë në kohën e zotërimit të Diellit në shenjën më të ndjeshme të Zodiakut, me gjasë do të takoheni me secilin moment me të. Me Demin menaxhon Venera, planeti i bukurisë, kënaqësisë, prandaj lidhja juaj do të mbushet me ledhatime, kujdes, puthje dhe prekje. Mund të keni disa debate në lidhje me financat.

BINJAKËT

Image

 

Ndoshta edhe nuk jeni të vetëdijshëm se sa shumë keni pasur fat që partnerin tuaj e keni takuar në kohën e zotërimit të Diellit në shenjën e tretë të Zodiakut. Me Binjakët menaxhon Merkuri, simbol i komunikimit kështu që keqkuptimet eventuale dhe dilemat gjithnjë mund t'i rregulloni me bisedë. Pak romancë sjellë shpirtin e freskisë në lidhjen tuaj.

GAFORRJA

Image

 

Nuk keni mundur të zgjidhni moment më ët mirë për fillimin e lidhjes se sa në periudhën e mbizotërimit të Diellit në shenjën familjare, romantike nën ndikimin e Hënës, simbolin e emocioneve dhe shtëpisë. Prandaj nuk e keni shumë të vështirë që emocionet tuaja t'i tregoni në secilin moment, në ndonjë mënyrë të veçantë.

LUANI

Image

 

Në kohën e mbizotërimit të Diellit në Luanin e zjarrtë, lidhjet kryesisht fillojnë papritmas, edhe atëherë kur më së paku e prisni. Nëse partnerin e keni takuar në tribunë sportive apo në ndonjë koncert, kurrë nuk do të jeni të mërzitur. Shtrohet pyetja se sa do të zgjatë kjo.

VIRGJËRESHA

Image

 

Në këtë lidhje të lindur në kohën e pushtimit të Diellit, me Virgjëreshën pedante, mundet të jetë shumë interesante. Me këtë shenjë mbizotëron Merkuri, planeti i informatave dhe komunikimit shpesh gjendet në vende interesante. Do të mundeni që edhe bashkë të krijoni një biznes të përbashkët që lidhjes tuaj do t'i jepte një dimension ndryshe.

PESHORJA

Image

 

Mbizotërimi i Diellit në partneritet, sugjeron qasje të shkëlqyeshme për suksesin e kësaj lidhjes nën mbizotërimin e Venerës, planetin e lumturisë dhe dashurisë. Edhe pse Peshorja simbolizon harmoninë, është e dëshirueshme që njëri nga partnerët të ketë më shumë planete në shenjat e tokës. Problemet i zgjidhni me lule dhe çokollata, bileta për koncert.

AKREPI

Image

 

Në kohën e mbizotërimit të Diellit në Akrepin erotik, shenja që simbolizon epshet dhe nxitjet e forta, kryesisht lindin lidhje të forta, të mbushura me skena xhelozie dhe qetësim pasionues. Nën ndikimin e Plutonit dhe Marsit, planete erotike dhe të fuqisë, kurrë nuk do të keni mjaftueshëm kënaqësi me atë që e keni zgjedhur.

SHIGJETARI

Image

 

Nëse tashmë keni pasur fat që të filloni lidhjen në kohën e mbizotërimit të Diellit në Shigjetarin aventurier, relaksohuni dhe kënaquni në momentet e përbashkëta me atë që ju ka tërhequr. Kurrë nuk do të keni udhëtime të mjaftueshme në dysh, qoftë fjala për pushime të shkurta apo të gjata në disa destinime interesante.

BRICJAPI

Image

 

Edhe mos të keni planifikuar ndonjë lidhje serioze, keni shumë gjasa që të mbeteni bashkë deri në fund të jetës. Në këtë lidhje, nën ndikimin e Saturnit të mirë e të vjetër, planet i përgjegjësisë, kurrë nuk do t'ju mungojë ndjenja e sigurisë. Nuk ka diçka që ju të dy nuk mund të mos e arrini, sepse së bashku jeni më të fortë.

UJORI

Image

 

Nëse lidhja juaj është lindur në kohën e mbizotërimit të Diellit, nuk ka diçka që me fuqi të përbashkëta nuk mund ta arrini. Natyrisht, me kushtin që partnerin tuaj mos ta 'ngufatni' dhe mos t'ia shkurtoni lirinë e zgjedhjes dhe vendimit. Mirëpo, ajo që për tjerët është normale, edhe partnerit tuaj pas një kohe mund t'ju duket e mërzitshme.

PESHQIT

Image

 

Nëse lidhja juaj ka lindur në një prej shenjave më romantike dhe më emocionuese të Zodiakut, do të keni mundësinë që me partnerin të kënaqeni në botën tuaj të përbashkët. Me ndikimin e Neptunit, planet ky që simbolizon dashurinë, që nga takimi i parë e keni vërejtur se jeni të lindur për njëri-tjetrin.

 

(Kosova Sot)