Çka nuk është në rregull me "iPhone 8" - Auto&Tech - Kosova Sot
Çka nuk është në rregull me "iPhone 8"

Çka nuk është në rregull me "iPhone 8"

Një ueb-sajt teknologjik thotë se modeli i ri i "Apple"- s tanimë ka filluar që të kthehet nga shumë blerës. E kemi fjalën për celularin e ri "iPhone 8". Por, sajti i riciklimit "Decluttr" ka konstatuar një kthim më të madh, si të pajisjes "iPhone 8", po ashtu edhe të "iPhone 8 Plus", më shumë sesa çdo pajisjeje tjetër të re pas lansimit të saj. Kthimet e këtyre pajisjeve arrijnë deri në 7% të shitjeve. "Deri më tani, kthimi më i madh i ndonjë pajisjeje të kësaj marke, ishte 2% për pajisjen 'iPhone 6S'", thotë një zëdhënës. Deri më tani kthimet e produkteve shënonin rritje para lansimit të ndonjë pajisjeje të re (për ta ndërruar me të renë, me një kompensim shtesë), por tani edhe pajisja e kthyer është fine e re, gjë që nuk ka ndodhur më parë.  

(Kosova Sot)

9 orë e 14 minuta më parë
18/12/18