"YouTube" lanson platformë të re muzikore - Auto&Tech - Kosova Sot
"YouTube" lanson platformë të re muzikore

"YouTube" lanson platformë të re muzikore

Në mars të vitit të ardhshëm, "YouTube" planifikon që ta lansojë një platformë të re muzikore në internet, me emrin "Remix", e cila do të duhet të jetë kombinim i servisit "YouTube Red" dhe "Google Play Music". "Remix" do t'ua mundësojë shfrytëzuesve dëgjimin e muzikës dhe shikimin e video përmbajtjeve. Platforma më e madhe muzikore në botë, në këtë mënyrë dëshiron ta thjeshtësojë serinë hutuese të produkteve "streaming", të cilat janë filluar sërish gjatë viteve të fundit. Industria e muzikës me vite të tëra ka kritikuar "YouTube"-n për shkak të pagesave të mangëta ndaj artistëve dhe qasjes jo serioze ndaj të drejtave autoriale. 

(Kosova Sot)

4 orë e 48 minuta më parë
14/12/18