Ferrari shton prodhimin - Auto&Tech - Kosova Sot
Ferrari shton prodhimin

Ferrari shton prodhimin

Kompania planifikon që në vitin 2018 të vendosë edhe ndërrimin e dytë në fabrikën e vet, për të kënaqur kërkesat në rritje për automobilat supersportivë.

Ferrari planifikon që vitin e ardhshëm të prodhojë mbi 9.000 vetura, transmeton Bloomberg.

Në vitin e kaluar kompania kishte shitur 8.014 automobila, ose 4,6 për qind më shumë në krahasim me 2015, ndërsa pritet që gjatë këtij viti të ketë rritje të re dhe në gjithë botën të shiten 8.400 automjete.

Rritja e shitjes së veturave Ferrari vjen pas vitit 2014, pas shkuarjes së Luka di Montecemola dhe heqjes së limitit të prodhimit, i cili ishte 7.000 automjete në vit.

(Kosova Sot)

2 orë e 9 minuta më parë
10/12/18