"OnePlus 5T", për vetëm 500 dollarë - Auto&Tech - Kosova Sot
"OnePlus 5T", për vetëm 500 dollarë

"OnePlus 5T", për vetëm 500 dollarë

"OnePlus 5T", pajisja më e re mobile nga familja "OnePlus", sjell atë më të mirën që mund të gjendet në një telefon të mençur, duke filluar nga vetë kualiteti i prodhimit, i cili nuk mbetet prapa as krahasuar me markat më të njohura, si "Samsung" apo "Apple". Dizajni "bezelless" i shtëpizës kufizon ekranin 1080p, me dendësi të fotografisë prej 401ppi, në teknologjinë AMOLED. Proporcionet e ekranit janë në vlera normale, 18:9. Sipërfaqja e ekranit mbulohet nga xhami 2.5D 'corning gorilla', i gjeneratës së pestë. "Zemra" e kësaj pajisjeje është procesori me tetë bërthama, "Snapdragon 835", me takt të punës prej 2,45 GHz. Me procesorin më të ri vjen edhe memoria 8 GB RAM dhe kapaciteti prej 128 GB për ruajtjen e të dhënave. Kamera e përparme ka 16 MP, derisa ajo e pasmja, e dyfishtë, ka 20 MP + 16 MP. 

(Kosova Sot)

18 orë e 31 minuta më parë
14/12/18