"2018 BMX X4: coupe-SUV" vjen më i fryrë dhe më me shkëlqim - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 BMX X4: coupe-SUV" vjen më i fryrë dhe më me shkëlqim

"2018 BMX X4: coupe-SUV" vjen më i fryrë dhe më me shkëlqim

Ne jemi midis një ortekut të madh të veturave "BMW X". Ende të nxehtë modelet e vitit të kaluar janë "X3" dhe risia "BMW X4" - dhe ende kemi "X2' dhe "X7" për të ardhur. Kjo është gjenerata e dytë e "X4" - një rival i drejtpërdrejtë për "Mercedes GLC Coupe" dhe "Jaguar F-Pace" - dhe, sikurse paraardhësi i tij është bazuar në "X3", derisa ka stil dhe dukje më të mprehtë. Risia "X4" tashmë është në shitje, derisa çmimet fillojnë me £43,000. Për të parën herë, gjithçka prej këtij modelit do të prezantohet në ngjarjen e madhe të marsit te "Geneva Motor Show". Por, sikurse që edhe këto fotografi tregojnë, gjenet e "X4" janë të qarta dhe të dukshme nga përpara, me grillin, parakolpin dhe dritat identike "LED" sikurse me të "X3". Sido që të jetë, ju mund ta shihni veturën në profil dhe e dalloni qartë se sa shumë janë munduar disenjatorët e "BMW"-së. Dritat "LED" janë më të holla dhe tani mbështjellin rreth këndeve të pasme me numrin e tabelave të vendosur shumë poshtë. Blerësit mund të zgjedhin pakot "xLine" dhe "M Sport X" derisa modeli "M Sport" duket më dinamik. 

(Kosova Sot)

15 orë e 46 minuta më parë
14/12/18