WhatsApp sjell aplikacionin kushtuar bizneseve - Auto&Tech - Kosova Sot
WhatsApp sjell aplikacionin kushtuar bizneseve

WhatsApp sjell aplikacionin kushtuar bizneseve

WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App.

Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi.

Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre.  Aplikacioni vjen me një numër mjetesh dhe funksionesh të ndryshme që ndihmojnë pronarët e bizneseve të automatizojnë këto funksione.

(Kosova Sot)

5 orë e 8 minuta më parë
15/12/18