Hakerët përdorin "Word"-in për vjedhje të fjalëkalimit - Auto&Tech - Kosova Sot
Hakerët përdorin "Word"-in për vjedhje të fjalëkalimit

Hakerët përdorin "Word"-in për vjedhje të fjalëkalimit

Hakerët kanë zbuluar një mënyrë të re për të vjedhur emrin e përdoruesit (username) për e-mail, server FTP apo ato të ruajtura në shfletuesin e internetit me anë të dokumenteve "Word". Sulmi i ri nuk përdorë makroporositë, por bëhet në prapavijë, sapo përdoruesi, respektivisht viktima, ta hapë dokumentin. Ky sulm shfrytëzon të metën në sistemin "Microsoft Office", për të cilin "Microsoft" ka sjellë plotësimin që vitin e kaluar, por këtë plotësim nuk e kanë përdorë të gjithë. Nëse nuk e keni instaluar këtë plotësim, atëherë duhet të keni kujdes nga e-mailat me tituj si "TNT STATEMENT OF ACCOUNT", "Request for Quotation", "Telex Transfer Notification", "SWIFT COPY FOR BALANCE PAYMENT" dhe me tituj tjerë financiarë. 

(Kosova Sot)

8 orë e 36 minuta më parë
13/12/18