"2018 Volvo V60", me dizajn më të mprehtë dhe fuqi hibride - Auto&Tech - Kosova Sot
"2018 Volvo V60", me dizajn më të mprehtë dhe fuqi hibride

"2018 Volvo V60", me dizajn më të mprehtë dhe fuqi hibride

Volvo" ka vazhduar të sjellë freskim për brendin e vet me modelin e ri "V60 Estate", që do të jetë një hije për "BMW 3 Series Touring" dhe "Audi A4 Avant", kur të arrijë në shitje më vonë këtë vit në Britaninë e Madhe. Duke zëvendësuar modelin aktual shtatë vite të vjetër, ky model i ri "V60" qëndron në platformën e "Volvo"- s, "Scalable Platform Architecture" (SPA), platformë kjo që e ndan edhe me "XC60 SUV" dhe vëllain e madh "V90". Kjo do të thotë se modeli do të ketë në dispozicion motorë me naftë dhe me benzinë, derisa elektrifikimi luan rol të madh në brendin e ri "V60". Përderisa veturat e tjera me platformën "SPA" të bazuara në linjën e "Volvo"-s kanë opsionin hibrid, dy motorë hibridë do të jenë në dispozicion kur të ketë arritur "V60". Një veturë "T6 Twin Engine", që përdor motorin me benzinë me katër cilindra në tandem me një motor elektrik do të zhvillojnë 335 kuaj fuqi, do t'i bashkohet një sistemit më të njohur dhe më të fuqishëm "T8", duke arritur në 385 kuaj fuqi. Në Britaninë e Madhe, në veçanti, lansimi i "Volvo"-s do të ofrohet me vozitjen me tërheqje me rrotat e para "D3" dhe "D4" dizel, në dispozicion me transmision manual dhe automatik. Modeli "T5" me benzinë dhe ai hibrid "T6 Twin Engine" do të pasojë disa muaj më pas, por një motor me benzinë prej 187 kuaj fuqi, modeli "T4", nuk do të arrijë në shitje deri në vitin 2019. Specifikat e veturës janë të ndryshme, përfshirë teknologjinë e re dhe asistencën në vozitje, që është huazuar nga linjat e reja tjera të "Volvo"-s. Posedon edhe opsionin "City Safety", ku përfshihet frenimi automatik dhe kujdesi dhe dallimi i këmbësorëve, çiklistëve dhe kafshëve. Po ashtu, "Pilot Assist", sistemi semi-autonom është përmirësuar. Dizajni nga brenda dhe nga jashtë në modelin e ri "V60" vështirë se është befasues. Eksterieri rrjedh nga "V90". Po ashtu, edhe kabina është një gërshetim i modeleve "V90" dhe "XC60". Bagazhi vjen me një hapësirë prej 529 litra me ulëset e pasme në vend. Modeli "V60" pritet në Britani të vjen me çmimin prej 35,980 euro.

Image

 

(Kosova Sot)

11 orë e 26 minuta më parë
18/12/18