Xiaomi me plane për depërtim në tregun amerikan - Auto&Tech - Kosova Sot
Xiaomi me plane për depërtim në tregun amerikan

Xiaomi me plane për depërtim në tregun amerikan

Nëse ka një lojtar të ri të rëndësishëm në industrinë e telefonave mobil në Shtetet e Bashkuara, atëherë me siguri se ky është prodhuesi kinez Xiaomi.

Kompania është bërë një markë shumë e njohur rreth globit, por në SHBA ata kanë prani absolutisht zero.

Ka pasur shumë thashetheme për depërtimin e tyre në tregun amerikan për shumë vite tashmë, por Xiaomi ende po planifikon debutimin e saj në tregun më të pasur në botë.

Xiaomi ende duhet të luftojë me stigmën që brendet kineze kanë në tregun amerikan, të cilën asnjë prodhues kinez nuk ka arritur ta tejkalojë. Aktualisht marka e vetme aziatike që ka sukses në tregun amerikan, mbetet Samsung e cila është rival direkt me Apple.

(Kosova Sot)

20 orë e 48 minuta më parë
12/12/18