Opsioni i ri i "Facebook"-ut, që ka shqetësuar shumëkënd - Auto&Tech - Kosova Sot
Opsioni i ri i "Facebook"-ut, që ka shqetësuar shumëkënd

Opsioni i ri i "Facebook"-ut, që ka shqetësuar shumëkënd

S htesa e re përdorë njohjen e fytyrës që t'ua dërgojë alarmin nëse ndokush, i paautorizuar, poston foton tuaj në "Facebook". Njohja e fytyrës nuk është asgjë e re në "Facebook", por ajo që është e re, është zgjerimi i kësaj teknologjie, e cila ndihmon në sigurinë e identitetit të personit që gjendet në foto. Edhe pse bëhet fjalë për një opsion pa dyshim të dobishëm, ideja që "Facebook"-u mund t'ju njohë në çdo moment, ka shqetësuar shumëkënd. Me fat, ky opsion është vullnetar, prandaj mundet edhe të fiket. Krejt çka duhet të bëni, është që të shkoni në "Privacy Shortcuts", të përcaktoheni për "More Settings", të klikoni në "Face Recognition/No". Nga desktopi procedura është edhe më e thjeshtë: Settings > Face Recognition > Edit > No. 

(Kosova Sot)

6 orë e 47 minuta më parë
09/12/18