Turisti britanik dënohet 45,000 dollarë për katër orë - Auto&Tech - Kosova Sot
Turisti britanik dënohet 45,000 dollarë për katër orë

Turisti britanik dënohet 45,000 dollarë për katër orë

Një turist britanik në Dubai do të marrë në shtëpi kujtime shumë të këqija të pushimeve.

Ai mori një gjobë prej 45,000 dollarë në vetëm katër orë gjatë ngasjes së veturës.

Kamerat e mbikëqyrjes kapën 33 herë  25-vjeçarin duke vozitur me Lamborghini nga 125 deri 230 kilometra në orë.

Autoritetet në Dubai thonë se kryerësi së shpejti do të largohet nga vendi dhe agjencia ka shumë të ngjarë të ngre padi civile kundër tij për të mbledhur paratë.


(Kosova Sot)

2 orë e 34 minuta më parë
12/12/18