"BMW 7 Series" vjen me proporcione epike - Auto&Tech - Kosova Sot
"BMW 7 Series" vjen me proporcione epike

"BMW 7 Series" vjen me proporcione epike

F otot e modelit të rifreskuar "BMW 7 Series" kanë rrjedhur para prezantimit zyrtar. Ndryshmi kryesor kur bëhet fjalë për stilin vjen nga përpara, ku hapësira nga përpara te 'veshkat' është rritur për disa centimetra. Grilli i ri gjigant - i ngjashëm me atë të "X7 SUV" - lidhen me gjerësinë. Fotot që janë shfaqur janë marrë nga një konfigurues i "BMW"-së e kjo na bën të mendojmë se në fakt nuk kemi të bëjmë edhe aq me një model të freskuar, sidomos kur bëhet fjala për kabinën.

Megjithëkëtë, ne presim që "7 Series" të përdorin versionin e fundit të sistemit të informatave "iDrive" që është përdorur nga versioni i fundit i modeleve "X5" dhe "8 Series" plus në panel të freskuar të instrumenteve digjitale. Modeli ekzistues përbërës nga tre modele me naftë, një me benzinë/elektrik dhe "V12 M760Li".

(Kosova Sot)

15 orë e 36 minuta më parë
16/01/19