Paniku për shkak të rënies së Facebook’ut dhe Instagramit, përdoruesit thirrën Policinë - Auto&Tech - Kosova Sot 
Paniku për shkak të rënies së Facebook’ut dhe Instagramit, përdoruesit thirrën Policinë

Paniku për shkak të rënies së Facebook’ut dhe Instagramit, përdoruesit thirrën Policinë

Facebook dhe Instagram kanë rënë që nga dje, ndërsa policët e  Zelandës së Re kanë problem me përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale

Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.

Lexo edhe këtë: Kosnett me kritika të ashpra për Kosovën: Po vazhdoni të frenoheni nga korrupsioni

“Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”, kanë shkruar nga Policia e Zelandës.

Një zëdhënës nga Policia e Australisë i ka thënë Daily Mail se  policia nuk ka marrë thirrje dhe të gjithë njoftimet për rënien e Facebook-ut dhe të Instagram-it kanë qenë të dërguara në formë të shakasë.

Me probleme të këtyre dy rrjeteve sociale janë përballë përdoruesit e tyre në të gjithë botën dhe problemi akoma nuk është rregulluar  

(Kosova Sot)

3 orë e 39 minuta më parë
21/03/19