"Huawei" i ri me sistemin inovativ të bërjes së videove

  • 27 March 2019 - 09:30

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga prezantimi zyrtar i telefonave "Huawei P30" dhe "P30 Pro".

Tanimë janë publikuar funksionet më të mira të këtyre dy celularëve, si dhe disa të dhëna promovuese. Tani mbetet vetëm edhe që "Huawei" t'i nxjerrë këta celularë në treg. Kur bëhet fjalë për specifikimet, telefonat do të ofrojnë një dizajn atraktiv me gradient të ngjyrave, me kamera Premium me mundësi të incizimeve kualitative në kushte të ndriçimit të dobët dhe funksionin interesant "Dual-View".

Specifikimet e tjera përfshijnë 40 MP "SuperSpectrum Sensor", të aftë për të incizuar në mënyrën "super high ISO" në kushte të ndriçimit më të dobët."Huawei P30 Pro" do ta ketë edhe kamerën periskop (zumi hibrid 10x) me OIS dhe sensor ToF. Blerja e "Huawei P30" dhe "P30 Pro" në ditën e prezantimit në treg, më 6 prill, do t'ua mundësojë blerësve që ta marrin një "Huawei Watch GT" falas dhe një altoparlant "JBL Clip 2". 

(Kosova Sot)