“Facebook” mbyll llogari nga Kosova, ja arsyeja e këtij veprimi

  • 28 March 2019 - 18:13
“Facebook” mbyll llogari nga Kosova, ja arsyeja e këtij veprimi

“Facebook” ka njoftuar se ka mbyllur disa llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Rrjeti social ka sqaruar se shkak për këtë lëvizje janë ato që i cilëson “veprime të koordinuara dëmtuese”.

Bëhet e ditur se plot 2.632 faqe, grupe dhe llogari u hoqën nga “Facebook”-u dhe “Instagram”-i, për aktivitet të lidhur me vendet e përmendura. 513 prej tyre ishin të lidhura me Iranin, 1.907 të tjera me Rusinë.

Llogaritë e lidhura me këtë të fundit u hoqën në masë të madhe për shkak të veprimtarive të dyshimta.

Një numër i vogël i tyre, përmes sjelljes së koordinuar autentike ka publikuar përmbajtje të lidhura me “lajmet dhe politikën në Ukrainë, përfshirë konfliktin në Ukrainën lindore, situatën në Krime, korrupsionin, etj.”.

Njoftimi vjen në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, më 31 mars. 212 prej llogarive të mbyllura ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Platforma e medies sociale, kohët e fundit ka marrë masa ndaj llogarive të tilla në shumë vende, pasi është kritikuar ashpër dy vitet e fundit për zvarritje – të cilat i ka pranuar edhe vet – në zhvillimin e instrumenteve për të luftuar ekstremizmin dhe operacionet e propagandës.

Kompania mbylli edhe disa llogari të lidhura me Iranin në fillim të janarit.

(Kosova Sot)