Prezantohen disa nga specifikat e “BMW 1 Series”

  • 29 March 2019 - 09:56
Prezantohen disa nga specifikat e “BMW 1 Series”

BMW-ja është rivali i ri i “Audi A3” dhe “Volkswagen Golf”, derisa “1 Series” ka pranuar një rimendim substancial në lidhje me modelin në shkuarje, duke sjellë platformën me tërheqje me rrotat e para dhe brendin e ringjallur me benzinë dhe me naftë.

Modeli “1 Series” do të përdorë platformën e re me tërheqje me rrota të para të quajtur “FAAR”, që sjell disa përfitime në praktikë. Specifikë për specifikë, BMW-ja ka konfirmuar se modeli i ri është rreth 20 kilogramë më i lehtë se paraardhësi i tij dhe se kapaciteti i bagazhit është shtuar nga 360 litra në 380.

Edhe enterieri është përmirësuar dukshëm pasi që risia “1 Series“ është më i gjatë dhe më i lartë sesa modeli paraprak. Modelet “118i” do të kenë versionin e përpunuar të motorit turbo prej 1.5-litra me tre cilindra me benzinë, me 138 kuaj fuqi. Modeli “120d” vjen me motorin 2.0-litra, me katër cilindra me naftë, me 190 kuaj fuqi.

(Kosova Sot)