“2019 Mercedes-AMG A 35 Saloon” i bashkohet linjës së nxehtë

  • 29 March 2019 - 09:58
“2019 Mercedes-AMG A 35 Saloon” i bashkohet linjës së nxehtë

Ky është modeli më i ri “Mercedes-AMG A 35 4Matic”, modeli i dytë që do të lansohet nën brendin e ri ‘AMG’, atë “35”, dhe është një rival i drejtpërdrejtë i modelit “Audi S3 Saloon”. Shitjet në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë në fund të verës, derisa çmimet do të fillojnë prej 36,500 funte.

Modeli “Mercedes-AMG” me gjasë objektiv ka blerësit e rinj, duke kombinuar dukjen sportive me më shumë hapësirë për pasagjerët dhe bagazhin.

Modeli ka një motor që prodhon 302 kuaj fuqi, 2.0-litra me katër cilindra. Modeli kryesor “AMG” shpejtësinë maksimale e arrin deri në 249 KM/h, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 4.7 sekonda.

Kjo e bën modelin “A 35 Saloon” dy sekonda më të shpejtë sesa modeli “Audi S3 Saloon”. Fuqia shpërndahet përmes transmisionit me shtatë shpejtësi deri te sistemi “Merc’s 4Matic”, që tërheq me katër rrotat.

(Kosova Sot)