Trendi vazhdon, në treg arrin edhe një celular i lakueshëm

  • 07 prill 2019 - 18:06
Trendi vazhdon, në treg arrin edhe një celular i lakueshëm

Pak kohë më parë, “Xiaomi” ka paralajmëruar një celular të ri që paloset, ku ky paralajmërim tani është shoqëruar edhe me një incizim, i cili ilustron funksionalitetin e kësaj pajisjeje të lakueshme “Android”.

Në të vërtetë, modeli i ri, sikur edhe “Huawei Mate X”, do të mund të transformohet në tablet i cili nga të dyja anët ka korniza të holla, të rregullta, derisa ekrani, kur të paloset pajisja, lakohet sikur të ishte i kthyer nga jashtë.

Pajisja “Xiaomi” dallohet nga telefonat e tjerë që palosen për faktin se paloset në të dyja anët.

Tani për tani, vetëm “Samsung Galaxy Fold” premton një pajisje ekrani i së cilës, me rastin e palosjes, lakohet kah brenda, derisa prodhuesit e tjerë ofrojnë modele te të cilat displeji kthehet kah jashtë, gjë që e rritë rrezikun nga dëmtimet.

(Kosova Sot)