McLaren Senna në versioni Lego, 5 mijë orë punë për ta ndërtuar

  • 13 April 2019 - 18:20
McLaren Senna në versioni Lego, 5 mijë orë punë për ta ndërtuar

Ky është një model i shkallës 1:1 i bërë nga LEGO, pra është sa makina e vërtetë.

Për të përfunduar projektin, u deshën rreth 5.000 orë punë.

Një grup prej 10 modeluesish të specializuar mblodhën pothuajse gjysmë milioni tulla lego (467.854 pjesë të veçanta) për të ndërtuar versionin shumë të ngjashëm me origjinalin e super makinës kushtuar pilotit të Formula 1, i cili vdiq në 1994 pas një aksidenti tragjik në pistën e Imolës.

Pesha e modelit Lego është 1.700 kg, 500 më shumë se origjinali. Përveç kësaj, dritat dhe sistemi i ndriçimit janë funksionale si në makinën reale.

U gjet vend edhe për një sedilje me fibër karboni, timon dhe pedale si të Senna-s.

Makina sportive ka gjithashtu edhe stemat e vërteta të McLaren dhe rrotat dhe gomat e Pirellit janë identike me ato të specifikuara për makinën e vërtetë.

(Kosova Sot)