Ja dy rreziqet për veturën nëse vozisni në rezervë

  • 03 April 2019 - 18:19
Ja dy rreziqet për veturën nëse vozisni në rezervë

Ekspertët e automobilave kanë zbuluar rreziqet nëse vozisni veturën me sasi të ulët të karburantit.

Duke lënë veturën në gjendje të tillë, mund të shkaktojë dëme serioze për shoferët, duke u kushtuar shumë më shtrenjtë riparimet, shkruan Daily Mail.

“Ka rreziqe në dy mënyra, njëra është që sedimentet që gjenden në rezervuarin e karburantit mund të përfundojnë në filtrin e karburantit dhe kjo në vetvete kërkon punë”, tha Steve Spalding nga Klubi i Automobilave të Queensland .

Sipas tij, rreziku më i madh është pompa e karburantit e cila mund të jetë shumë e shtrenjtë për tu rregulluar.

Madje sipas ekspertëve, nëse vozisni veturën pa karburant, ka shanse që ose të ju kushtojë shtrenjtë ose të mos rregullohet.

Robert Younus nga NRMA thotë se modelet më të vjetra të veturave janë ato të cilat rrezikojnë të dëmtohen nga mosmbushja e rezervuarit.

(Kosova Sot)