"Snapchat" prezanton platformën e lojërave

  • 10 April 2019 - 09:47

"Snapchat" ka hyrë edhe në botën e lojërave. Kjo platformë e medieve sociale ka dalë me "Snap Games", në Samitin "Snap Partner Summit" në Santa Monika të Kalifornisë.

Në këtë event "Snapchat" debutoi edhe me thjerrëza të reja, duke përfshirë edhe ato që ua mundësojnë përdoruesve të vendosin grafika interaktive në terrene reale, si dhe emisione origjinale dhe mjete për reklamues.

Përdoruesit tani mund të luajnë me lojëra me disa lojtarë, kundër miqve të tyre, duke klikuar në ikonën e raketës në "Chat bar" të aplikacionit. Si pjesë e lansimit të "Snap Games", që është në dispozicion për të gjithë përdoruesit globalë duke filluar nga tani, kompania prezantoi gjashtë lojëra, të cilat janë në dispozicion vetëm në "Snapchat".

(Kosova Sot)