"Amazon" me kufje 'wireless', me asistent AI

  • 10 April 2019 - 09:50

"Amazon" shkon hap pas hapi me konkurrentin "Apple" pasi lanson kufjet e veta "wireless". Gjiganti i tregtisë elektronike është në proces të zhvillimit të kufjeve, të pajisura me asistentin e inteligjencës artificiale (AI) që këtu quhet "Alexa", bën me dije "Bloomberg".

Produkti mund të dalë në shitje edhe gjatë këtij viti. Kufjet e "Amazon"-it janë të ngjashme me "Apple AirPod", përpos që kanë kualitet më të mirë audio dhe do të ofrohen me një çmim më të lirë ato të "Apple"-s.

Ngjashëm me "AirPod", ato nuk do të kërkojnë kabllo për të qëndruar në veshët e përdoruesit. Ato vijnë me kuti mbushëse "wireless". Asistenti Alexa vetëm sa do ta lehtësojë përdorimin e tyre. 

(Kosova Sot)