Fëmija 3 vjeç luan me iPadin e babait të tij gazetar dhe e bllokon atë për 48 vite

  • 11 April 2019 - 13:43
Fëmija 3 vjeç luan me iPadin e babait të tij gazetar dhe e bllokon atë për 48 vite

Një incident “shtëpiak” mund ta quajmë atë që i ka ndodhur gazetarit të “New Yorker”, Evan Osnos.

Reporteri amerikan e kishte lënë iPad-in në shtëpi dhe kur ishte kthyer e kishte gjetur të bllokuar 25.536.442, ose më saktë për 48 vite e disa muaj.

“Duket si një shaka, por nuk është. Djali im tre vjeç, duke luajtur me tabletin tim e ka bllokuar atë për 48 vite. Keni ndonjë zgjidhje?”, ka shkruar gazetari në Twitter.

Me sa duket, fëmija duke u përpjekur të luaj ka futur disa herë fjalëkalimin gabim. Për fat të mirë ndjekësit e eOsnon kanë gjetur një zgjidhje.

“Mjafton të riinstalosh sistemin operativ dhe të përpiqesh të rikuperosh të dhënat nëpërmjet backup-it të fundit”, i ka shkruar njëri prej tyre.

(Kosova Sot)