Zgjidhet bisha “2019 Mercedes-AMG CLA 35” me 302 kuaj fuqi

  • 12 April 2019 - 09:41
Zgjidhet bisha “2019 Mercedes-AMG CLA 35” me 302 kuaj fuqi

Ky është modeli i ri “Mercedes-AMG CLA 35”. Arrin si versioni më i zjarrtë i gjeneratës së dytë “CLA”, i bashkohen linjës me shenjën “35”, te modelet me performancën “AMG”. Është vetura e tretë që mund të paralajmërohet për linjën e re “35”, përkrah risisë “A 35”.

Sikurse nga pjesa tjetër e “Mercedes”-it nga brendi “AMG 35”, modeli i zjarrtë “CLA” përdor motorin turbo me benzinë prej 2.0-litra, një enterier të ripunuar dhe një dizajn sportiv nga brenda e po ashtu edhe nga jashtë. Tregun britanik do ta arrijë në gusht të këtij vitit.

Modeli i ri “AMG CLA 35” vjen me motorin e njëjtë 2.0-litra, me katër cilindra, që prodhon hiq më pak se 302b kuaj fuqi.

Fuqinë e vet e shpërndan përmes transmisionit me shtatë shpejtësi dhe tërheq me katër rrotat, duke mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 ta arrijë për 4.9 sekonda, e shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është e kufizuar në 249 KM/h.

(Kosova Sot)