Risia "audi e-tron 55", me dy motorë elektrikë

  • 16 April 2019 - 18:18
Risia

"Audi" gjithmonë ka pasur zotësi dhe aftësi për marketing. Kur bëhet lidhja me veturën e garave "Quattro", ose thjesht lërja lavdisë për "V10" për një "Audi R8 Performance", e di se si t'i bëjnë njerëzit për t'i dashur veturat e tyre. Kështu, "Audi e-tron" është vetura e parë në ofensivën elektrike të brendit, por në vend se "Audi" 'të bëhet elektrike', kompania me krenari thotë se 'elektrikja është shndërruar në 'Audi''.

Ndërtuar në versionin e modifikuar në platformën "MLB" nën brendin e tjerëve "Audi SUVs", rivali i "Tesla Model X" ofron një konfigurim me fuqinë që fillon me: motorin përpara me 168 kuaj fuqi dhe një motor nga pas që ofron hiq më pak se 188 kuaj fuqi me një bateri prej "95kWh". Krejt sistemi kështu ofron 302 kuaj fuqi, megjithëse kjo arrin në 402 kuaj fuqi për tetë sekonda me një funksionim të forcimit.

Është në gjendje të pranojë mbushjen e shpejtë "150kW DC" përmes lidhjes së vet "CCS", që do të thotë se mbushja nga zero deri në 80 për qind i nevojitet për një orë. Përderisa motori është një revolucion për "Audi", stili nuk është. Sikurse edhe te shumica e modeleve të fundit të "Audi"-së, kroskoti është i dominuar nga tri ekrane, dy janë me prekje, derisa një është para shoferit. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për 5.7-sekonda. Megjithëse modeli është shumë i shpejtë, nuk mund të thuhet se është sportiv. Modeli standard kushton rreth 71,520 funte, që vjen me disqet prej 20-inçë, dritat "LED" dhe ulëset me rrymë. Edicioni i lansuar kushton 82,270 funte, me disqet prej 21-inçë, me një kamerë për parkim prej 360 shkallë, dritat "matrix LED".  

(Kosova Sot)