"Facebook" dhe "Messenger" së shpejti si një aplikacion?

  • 17 April 2019 - 09:44

Pas paralajmërimit për bashkimin e të gjitha shërbimeve të "Facebook"-ut, të cilin përdoruesit midis tjerash e shfrytëzojnë edhe për të komunikuar, "Messenger" do të mund të kthehet si aplikacioni kryesor "Facebook"-ut.

Kjo d.m.th. se përdoruesit në të ardhmen do të mund ta instalojnë vetëm njërin aplikacion, duke fituar qasje edhe në platformën sociale dhe në shërbimin për këmbimin e porosive.

Funksioni i ri është ende duke u testuar dhe ndryshimi, sipas ekspertëve, do ta përdorë tastin "Messenger", i cili ende gjendet në kuadër të aplikacionit kryesor.

Së shpejti, duke shtypur tastin e njëjtë, do të mund të hyhet direkt në mesazhe, duke larguar nevojën për aplikacion të ndarë. "Facebook" planifikon që çdo shërbim dhe aplikacion të vazhdojë të ekzistojë edhe pas integrimit, gjë që mund të vlejë edhe për apliklacionin "Messenger". 

(Kosova Sot)