"Viber" me shërbim të ri

  • 21 April 2019 - 18:16

Aplikacioni "Viber" ka një shërbim të ri, të dobishme sidomos për ata që udhëtojnë shumë. Me anë të numrit lokal në "Viber" përdoruesit do të mund të pranojnë thirrje të pakufizuara dhe porosi SMS.

Kompanive që punojnë në ambient ndërkombëtar, shërbimi i ri ua mundëson që të komunikojnë me klientët e tyre pa harxhime të "roaming"-ut për përdoruesit, pa marrë parasysh se ku gjenden ata.

Për ata që udhëtojnë shpesh, kjo mundësi është më se e mirëseardhur për rezervim, planifikim dhe udhëtim, si dhe për obligimet e tjera në lidhje me udhëtimet.

Për 10.000 parapaguesit e parë, "Viber" ofron çmim promocional prej 1,99 eurosh në muaj, derisa parapagimi standard për të tjerët do të jetë 4.99 euro në muaj.

(Kosova Sot)