Virusi i "Instagram"-it shkakton probleme

  • 17 April 2019 - 09:49
Virusi i

Disa përdorues të "Instagram"-it mund të kenë nevojë për kujdes shtesë rreth asaj që ndajnë në "Storiet" e tyre. Në fillim të kësaj jave, një numër përdoruesish ka vërejtur "Storiet" e njerëzve të panjohur, që paraqiten në krye të 'feed'-it, sipas 'TechCrunch'.

Ata që janë të prekur nga virusi thonë se nuk kanë ndjekur këta përdorues dhe shumë nga llogaritë ishin private. Një kërkim i shpejtë në "Twitter" tregon se shumë përdorues të tjerë kanë raportuar problemin e njëjtë.

Por, për fat, kur të huajt tentojnë t'i shikojnë videot e huaja, ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Me 500 milionë njerëz që përdorin "Instagram Stories" çdo ditë, virusi paraqet shqetësim të konsiderueshëm rreth privatësisë. 

(Kosova Sot)