Risia “Kia Habaniro Concept” paralajmëron gjeneratën e ardhshme “Niro”

  • 20 April 2019 - 10:18
Risia “Kia Habaniro Concept” paralajmëron gjeneratën e ardhshme “Niro”

Le të jemi të sinqertë, emri “Kia Habaniro Concept” jep lojën – e modeli i radhës “Kia Niro”, nëpër ekspozime dhe në shitje do të shfaqet në vitin 2021. “Kia” i referohet si “Habaniro”, që është lansuar te “New York Motor Show”, si një “ECEV an Everything Car Electric Vehicle”. Megjithëse koncepti “Habaniro” ka katër krahë fluture që nuk do të jetë në prodhim, e forma do të vijë me modelin e radhës me pesë dyer “Niro”. Dritat ‘heartbeat’ të ditës “LED” po ashtu janë një specifikë në vete.

"Kjo është një ide e re për brendin “DRLs”",  ka shpjeguar Kahl. Modeli krejt elektrik “Habaniro” po ashtu tregon se gjenerata e ardhshme “Niro” do të vazhdojë të udhëheqë shtyrjen elektrike të “Kia”-s. Do të ketë tre variante: ai i tëri elektrik, si dhe ai hibrid dhe modelet që do të prodhohen që janë në tërësi hibrid. Për konceptin pohojnë se kalon një rrugëtim prej 482 kilometra me fuqi elektrike, megjithëse nuk është thënë asnjë fjalë për madhësinë e baterisë. Gjatësia e saj është 4,430 milimetra, për 75 milimetra se sa “Niro”, dhe po ashtu është më i gjerë dhe më i gjatë se sa vetura aktuale. 

(Kosova Sot)