“Toyota Yaris” debuton në Nju- Jork

  • 19 April 2019 - 10:21
“Toyota Yaris” debuton në Nju- Jork

Kompania “Toyota” ka bërë të ditur se modeli i ri “Yaris” do t’u shitet klientëve në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë ngjarjes së madhe “2019 New York Motor Show”.

Modeli i ri nuk do të shitet në Evropë. Kompania “Toyota” ka shitur versionin me 4 dyer të “Mazda 2” në Amerikë që nga viti 2015. Nga jashtë, modeli i ri “Yaris” duket pothuajse identik sikurse modeli “Mazda 2”. Dallimet në panelet e trupit janë subtile, një grill më të gjerë. Gjithçka tjetër, përfshirë dritat nga pas, pasqyrat, madje edhe disqet i ka ndarë me “Mazda”. Pothuajse është i njëjti tregim.

Për shembull, “Yaris XLE” ndan krejt enterierin e tij me “Mazda 2 GT Sport Nav+”, si dhe sistemin e informatave përmes ekranit prej shtatë inch. Dyshojmë se “US Yaris” po ashtu do të ketë motorin e “Mazda”, si dhe informatat për lansimin e detajuara të motorit 113 kuaj fuqi, motorin prej 1.5-litra, me katër cilindra me specifika të ngjashme. Sikurse “Mazda”, motori i “Toyota”-s do të ketë transmision automatik.

(Kosova Sot)