Prezantimi i risisë “Mercedes CLA 2019”

  • 19 April 2019 - 15:34
Prezantimi i risisë “Mercedes CLA 2019”

Modeli “Mercedes CLA”, për të parën herë ka arritur në vitin 2013, menjëherë duke çimentuar vendin e vet si kushëriri i ftohtë i ‘A-Class’. Por, origjinali nuk ishte pa mangësitë e veta – kështu që në vend se të prodhojnë një tjetër model të ristrukturuar, kompania gjermane ka bërë disa ndryshime shumë të mëdha kësaj radhe për modelin “CLA”.

Pos se është dizajnuar me stil, “Mercedes”-i ka zgjeruar shtegun e ‘CLA’-s, nga përpara dhe nga prapa. Përderisa mund të mendoni se zgjerimi i shtegut për 63 milimetra dhe nga përpara për 55 milimetra nuk do të bëjë edhe aq shumë dallim, modeli i ri “CLA” ndihet tmerrësisht më i mprehtë në rrugë. I përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë urdhrave tuaj.

Përvojat e para ishin testuar në modelin “CLA 220 d”, model ky i cili do të dalë në shitje kur variantet me benzinë të arrijnë në treg në fund të muajit prill. Secila veturë në Mbretërinë e Bashkuar do të shkojë me specifika të larta “AMG Line”, e as modelet “SE” ose “Sport” nuk do të jenë të lira. Modeli me naftë është shumë i fortë. Transmisioni me tetë shpejtësi automatik përgjigjet shpejt dhe është i butë.

Po ashtu, është testuar edhe modeli me benzinë “CLA 200”. Sikurse që është bërë edhe te “A-Class”, modeli turbo me 1.3-litra është mjaft i fortë. Secili model i ri “CLA” pajiset me drita “LED”, ulëse sportive me lëkurë dhe kontroll të dy zonave të klimës, po ashtu edhe startin pa çelës si dhe mbushjen e telefonit pa kabllo.

Në ulëset e pasme ka mjaft hapësirë për gjunjët, kjo falë faktit se linja e kulmit është më e lartë. Edhe hapësira e bagazhit është më e madhe, së paku në letër. Në “Mercedes” kanë konfirmuar se “CLA 180” do të ketë një çmim prej rreth 30,550 funte.

(Kosova Sot)