Nëse i keni, ndryshoni këto shifra në rrjetet sociale

  • 24 April 2019 - 08:41
Nëse i keni, ndryshoni këto shifra në rrjetet sociale

Qendra kombëtare britanike për siguri kibernetike ka konstatuar se përdoruesit në profilet e tyre në internet më së shpeshti si fjalëkalim përdorin vargun e numrave 123456, gjë që njëkohësisht është edhe kodi i cili më së lehti zbulohet. Bile edhe kur bëhet fjalë për llogarinë e postës elektronike që nuk përdoret, apo nuk ka rëndësi, për sulmuesin kjo mund të ketë vlerë të madhe. Falë informatave nga ajo llogari, hakerët mund të zbulojnë fjalëkalimet e llogarive tjera dhe mund t’i keqpërdorin ato.

Qëllimi i studimit ishte që të ngrihej vetëdija dhe edukimi i përdoruesve në mënyrë që sa më mirë të përdorin të dhënat e tyre personale.

Studiuesit kanë analizuar të gjitha profilet e komprometuara, për të parë se cilat fjalë, fraza apo rreshtime shfaqen më së shpeshti në fjalëkalime.

 

Në krye të listës është gjetur renditja 123456, që është gjetur në 23 milionë fjalëkalime. Në vendin e dytë ishte 123456789, pastaj “qwerty”, “password” dhe 1111111. Britanikët shpesh përdorin edhe emrin e klubit të preferuar të futbollit.

(Kosova Sot)