“Mercedes-AMG GLS” rrugës dhe një version “Mercedes-Maybach” mund ta pasojë

  • 26 April 2019 - 09:27
“Mercedes-AMG GLS” rrugës dhe një version “Mercedes-Maybach” mund ta pasojë

Shefat e “Mercedes”-it kanë konfirmuar se një version “AMG” i risisë “GLS” do të arrijë. Duke folur për “Auto Express”, shefi i “Mercedes-AMG”, Tobias Moers ka thënë, “Tregjet na kanë sugjeruar dhe na kanë thënë se do të dëshironin një version “AMG” nga “GLS””.

Dr. Andreas Zygan, drejtori i “SUV Development for Mercedes” ka shkuar edhe një hap më tutje,duke thënë, “Ne kemi shumë klientë për “AMG”, kështu që do të kishte kuptim të bëjmë një version “AMG”, por nuk mund të flasim për kohën apo prezantimin e veturës në tre, por një është e sigurt se do të ketë”.

Po ashtu, edhe një version i “Mercedes-Maybach” luksoz për “GLS” po ashtu është në mendim, me Zygan që ka thënë: “Nuk ka ndonjë vendim që kemi marrë, por ajo që shihni në “GLS” është se ne kemi zhvilluar shumë gjëra – rehatinë dhe gjërat që na rrethojnë në të cilat jemi fokusuar – kështu që vetura ka mundësinë për një projekt tutje, por ende asgjë nuk është zyrtare”.

(Kosova Sot)