“2019 Volkswagen Golf”, qetësia para stuhisë

  • 30 April 2019 - 16:49
“2019 Volkswagen Golf”, qetësia para stuhisë

Zhvillimi dhe puna për një model fringo të ri “Volkswagen Golf” vazhdon, e fotot më të fundit të spiunuara tregojnë gjeneratën e tretë që është futur në test para prezantimit zyrtar te ngjarja e madhe e makinave “2019 Frankfurt Motor Show”. Profili i përgjithshëm në “Mk8 Golf” sugjeron në rritje në gjatësi.

Hunda e veturës është më e gjatë dhe grilli dhe dritat duket të jenë më poshtë të vendosura se sa më parë. Pak a shumë kamuflimi i vetëm në modelin e testit të fundit është nga përpara dhe në dritat e pasme. “Volkswagen”-i tashmë ka konfirmuar agjendën e prodhimit; veturat e para në linjë vijnë me modelin kryesor në Uolfsburg, në qershor të vitit 2019.

Paralajmërimi ishte bërë te “Golf 8 Supplier Summit” në fillim të vitit. Karlheinz Hell, shefi i veturave “Golf” të “Volkswagen”-it ka thënë: "Modeli i radhës ‘Golf’ do ta çojë ‘Volkswagen’-in në epokën e makinave të lidhura me funksionime të zgjeruara autonome”.

(Kosova Sot)