OnePlus 7 do të konkurroj me Galaxy S10, sjell kamerën e trefishtë

  • 29 April 2019 - 14:39
OnePlus 7 do të konkurroj me Galaxy S10, sjell kamerën e trefishtë

OnePlus do të lansoj telefonin e tyre të ardhshëm me tre kamera të pasme. Thashethemet dolën të ishin të vërteta. 

OnePlus ka konfirmuar kamerën e trefishtë vertikale në një videoklip 10 sekondësh nga llogaria e tyre zyrtare në Twitter. 

Ndërmarrja me bazë në Shenzhen ndau videot promovuese për të rritur interesin në ngjarjen e lansimit më 14 maj 2019, ku kompania do të zbulojë OnePlus 7 dhe OnePlus 7 Pro, si dhe disa kufje ‘ekstreme’ të ngjashme me AirPod.

Është e paqartë nëse kamera e trefishtë do të jetë e pranishme në të gjithë serinë e OnePlus 7, ose e kufizuar në variantin më të shtrenjtë, OnePlus 7 Pro.

Videoja e shkurtër u nda me hashtagun #OnePlus7Pro, duke nënkuptuar se mund të kufizohej në modelin më të kushtueshëm.
 

Nëse kjo është e vërtetë, mund të presim që njësia standarde OnePlus 7 të vie me të njëjtin konfigurim të dyfishtë të kamerave të parë në OnePlus 6 dhe OnePlus 6T, për të mbajtur shpenzimet e ulta.

OnePlus gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të përfshijë ngarkimin me valë në telefonat OnePlus 7. 

(Kosova Sot)