Dhjetë zakonet që dallojnë shoferët e mirë nga të dobëtit

  • 04 May 2019 - 21:54
Dhjetë zakonet që dallojnë shoferët e mirë nga të dobëtit

Janë disa gjëra që dallojnë shoferin e mirë nga një të dobët. Këto janë dhjetë zakone që i bëjnë shoferët më të mirë”

Ngrohja e motorit

Ngrohja e mototrit është shumë e rëndësishme. Nuk do të thotë vetëm që të e ndizni makinën dhe të e lini në vend për disa momente. Do të thotë që duhet të ngisni më shpejt se 2.00 rmp deri sa të nxehet motori i makinës.

Arsyeja për këtë është që kur makina është e ftohtë, lubrifimi i gjithë sistemit nuk është i mjaftueshëm. Gjithashtu edhe temperatura e vajit është e ulët.

Ngasja e makinës me fuqi të madhe para se të arrihet temperatura e duhur shkakton konsumim të motorit dhe pjesëve të tjera. Gjithashtu duhet të i lini kohë edhe fikjes së makinës, pasi që kur motori punon shumë nuk është ideale të fiket puna përnjëherë. Qëndroni në vend për ca momente dhe pastaj ndaleni makinën e juaj.

Përdorimi i pedales së friksionit

Pasi që shumica e makinave kanë opsionin manual, kjo është shumë e rëndësishme. Përdorimi i friksionit është thjesht mbajtja shtypur e pedales teksa ngisni. Kur pedlja është plotësisht e shtypur apo aspak e shtypur atëherë nuk ka problem. Problemi qëndron në faktin kur pedalja është vetëm gjysmë e shtypur.

Disa njerëaz kanë tendencë që të pushojnë këmbën e tyre në pedale të friksionit. Kjo e dëmton friksionin. Gjithashtu kur jeni duke qëndruar në një vend në trafik më mirë është që të vendosi marshin në neutral se sa të e mbani friksionin e shtypur.

Shkimi i pasqyreve

 Kjo është me rëndësi. Vozitja me pasqyra të hapura dhe të rregulluara në mënyrë të duhur është e rëndësishme.

Image

Mos okupimi i shiritit të shpejtësisë

Makinat e ngadalta që ngasin në shiritin e shpejtësisë dhe mos largimi i tyre kur shohin një veturë të shpejtë prapa është e iritueshme. Një vozitës i mirë gjithmonë largohet kur sheh një makinë më tëshpejtë nga prapa, dhe e përdor shiritin e shpejtësisë vetëm kur i duhet për tejkalim.

Frenimi gradual

Frenimi i vrullshëm nuk është një veti e shoferëve të mirë. Kjo qon në konsumim të frenave. Gazi dhe frenimi i vrullshëm nuk janë të mira për makinën. Nëse shihni një pengesë përpara, mundohuni të ngadalësoni më herët se sa të ndaloni në momentin e fundit.

Mos përdorni dritat e gjata përveç kur është e nevojshme

Ngasja me drita të gjata në qytet është ide e keqe, pasi që i pengon të gjithë shoferët tjerë. Nëse përdor dritat e gjata menjëherë ulni ato kur shihni një maiknë duke ardhur.

Mos pushoni dorën në marsh

Teksa vozitni, të dyja duart duhet të jenë në timon në mënyrë që të jeni në kontroll të makinës tërë kohën.

Gjithashtu pushimi i dorës në shkopin e marsheve shkakton dëme pasi që ju po aplikoni forcë të panevojshme në shkopin e marshit.

Image

Vozitni qetësisht dhe mos u afroni shumë pjesës së prapme të makinave tjera

Vozitja e qetë është një faktor kyq që ndan vozitësit e mirë nga ata të dobët. Njohuria se kur duhet të ndërroni marshet dhe si të vozitni në rrugë të dobëta që diçka që duhet të dihet nga të gjithë shoferët. Qetësisht do të thotë që të mos frenoni apo jepni gaz papritmas.

Superxhirimi i motorit

Një shofer i mirë nuk do i japë xhiro motorit më shumë se që është më e nevojshme. Vozitja në xhiro shumë të larta do të rrisë konsumimin e motorit dhe komponentëve të tjerë. Gjithashtu do të bëjë vozitjen më të zhurmshme. Mundohuni të jeni të butë me gazin.

Image

Njohja e makinës Njohja e makinës do të thotë njohja e dimensioneve dhe kontrolleve të veturës. Kjo është e rëndësishme pasi që ju mund të e dini mundësine e futjes së makinës tuaj në hapësira. 

{Bie shitja e “iPhone”-ve, “Apple” sqaron situatën}

(Kosova Sot Online)