Facebook ndalon personalitetet ekstremiste si Alex Jones, prej përdorimit të platformës

  • 03 May 2019 - 11:45
Facebook ndalon personalitetet ekstremiste si Alex Jones, prej përdorimit të platformës

Facebook ka larguar një numër të personaliteteve të njohura ekstremiste nga rrjeti social, si dhe nga Instagram, siç raportohet nga The Verge.

Ndër ata që largohen nga platforma është Alex Jones, i cili ishte përballur me një ndalim të përkohshëm nga Facebook vitin e kaluar, pasuar nga një seri veprimesh të ngjashme të ndërmarra nga platforma të tjera.

Emra të tjerë në listë janë Milo Yiannopolous, një figurë tjetër e shquar në të djathtën ekstreme, Louis Farrakhan, udhëheqës i grupit të kombit Islam dhe Laura Loomer.

Siç mund ta prisni, arsyetimi i ndalimeve ka të bëjë me përhapjen e përmbajtjes së urrejtjes dhe dhunës, nxitjen e veprimeve të tilla të dhunshme kundër të tjerëve, ose pretendimi se i përkasin grupeve që promovojnë ose angazhohen në aktet e dhunshme të përmendura.

Pa dhënë hollësi për secilën prej ndalimeve, Facebook përmendi disa nga veprimet që çuan në vendimin e sotëm. Për shembull, Alex Jones u shfaq në disa video pranë Gavin McInnes, të cilin Facebook e ka identifikuar më parë si një figurë ekstreme.

Yiannopolous gjithashtu shprehu mbështetje për McInnes.

Mediat sociale, veçanërisht Facebook, kanë shërbyer si një platformë për të shfaqur dhe inkurajuar disa akte të tmerrshme, të tilla si të shtënat në Christchurch më parë këtë vit.

Kështu, është e natyrshme që kompania po ndërmerr veprime për të parandaluar përhapjen e dhunës në platformën e tyre. 

(Kosoa Sot Online)